Francë – Shqipëri, një histori bashkëpunimi ekonomik 

macron rama 17

macron rama 17

Nuk është vetëm një vizitë që shënohet si e para e një presidenti francez në Tiranë. Po kaq të rëndësishme janë marrëdhëniet e reja ekonomike mes Shqipërisë dhe Francës. Ato kanë shënuar e shënojnë një rritje të ndjeshme dhe të gjithanshme. 

Franca aktualisht renditet si investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri dhe me një stok të investimeve mbi një miliardë euro. Këto të dhëna e vendosin atë në vendin e tetë mes shteteve që investojnë në ekonominë shqiptare.

Shqipëria e vlerëson ndihmën e qeverisë franceze, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve. Marrëdhëniet ekonomike kanë pasur një rritje pozitive dhe reflektojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në fushën politike. 

Por në vizitën e presidentit të Francës, Makron, u theksua se bashkëpunimi ekonomik, referuar mundësive potenciale, ka nevojë të gjallërohen dhe të intensifikohen me aksione dhe veprime konkrete. 

Aktualisht vlerësohet ndihma e qeverisë franceze për zhvillimin e sektorit shëndetësor, kulturor dhe arsimor dhe së fundmi edhe në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Shqipëria, në ndërkohë ofron shumë mundësi që investitorët francezë t’i shfrytëzojnë dhe të rrisin prezencën e tyre në sektorin e prodhimit, energjisë, turizmit, infrastrukturës, bujqësisë dhe në veçanti në fushën e teknologjisë së informacionit.

Modelet e suksesshme të arsimit profesional në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së informacionit në Francë, sikundër edhe ato të zhvillimit të qendrave për bizneset inovative dhe start up, janë me interes të gjerë për Shqipërinë, edhe në kuadër të finalizimit të projektligjit të ri për start up-et inovative në vend. Dhe në këta sektorë u vendosën piketa të reja nga vizita e presidentit francez, pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.

Një udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, një tjetër marrëveshje mes Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ajo në fushën e kulturës dhe marrëveshja mes ministrive të Brendshme të Shqipërisë dhe Francës ishin risia në këtë bashkëpunim të ri me Francën.

Sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar Tregtar, janë mbi 130 biznese franceze që operojnë kryesisht në Tiranë, në fushën e tregtisë me shumicë dhe me pakicë; në fushën e informacionit dhe komunikacionit; akomodimit dhe shërbimit ushqimor; ndërtimit, aktivitete profesionale e shkencore, etj.

Gazetar Bardhi Sejdarasi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.