Pas garës së zhvilluar në malajzi, MotoGP shkon në Luzail për Çmimin e madh të Katarit. Sfida midis kampionit të botës në fuqi, Francesco Bagnaia dhe spanjollit, Horge Martin është më e ashpër se kurrë. Të dy janë gati për një tjetër duel, në të fund të të cilit duhet të marrin pikët maksimale që do t’u shërbejnë për të fituar titullin kampion bote në Moto Gp.
Me dy vendet e treta midis Sprintit dhe garës së gjatë në Malajzi, Bagnaia e rriti avantazhin e tij ndaj Horge Martin edhe me një pikë. Pecco tani është +14 ndaj spanjollit dhe, duke fituar të paktën 23 pikë të tjera ndaj rivalit të tij fundjavën e ardhshme, mund të konfirmojë veten si kampion bote një garë përpara përfundimit të botërorit.
Pra Çmimi i Madh i Katarit i jep Francesco Bagnaias shansin e tij të parë për të marrë pikët e duhura dhe të mbyllë punën e titullit kampion bote në MotoGP.
Por nëse të dy pilotët Banjaia dhe Martin mbërrijnë me pikë të barabarta në fund të sezonit, sërish piloti italian i Dukatit do të shpallej kampion bote për shkak të numrit më të madh të fitoreve të arritura në këtë sezon.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.