Franko Burraj dy “të arta” në Tivar, atleti i Vllaznisë protagonist  në garat e 100m dhe 400m

Atletët e Vllaznisë kanë qënë pjesëmarrës në Mitingun e Barit të Malit të Zi. Garat e zhvilluara dje në stadiumin e këtij qyteti kanë pasur si protagonist atletin e talentuar shkodran, Franko Burraj, i cili krahas garës së tij të preferuar 400 metra ka garuar edhe në atë të shpejtesisë 100 metra.
I shoqëruar nga trajneri i tij,  Bruno Rrotani, Franko ka dominuar ndaj kundërshtarëve të tij në të dy garat duke u renditur në vendin e parë dhe njëkohësisht fitimin e dy medaljeve të Arta.
Konkretisht, Franko Burraj fitoi garën e 100 metrave me kohën 10’67, si dhe atë të 400 metrave me 47’29.
Atletët e tjerë të Vllaznisë arritën këto rezultate:

Dorjon Idrizaj, 110 m/p 15.6, u rendit në vendin e katërt, ndërsa në 400 m, me kohë 50.5 u rendit në vendin e dytë.

Endri Raka,j 100 m, me kohën 11’19 vendi i 5-të, ndërsa në Kërcim së gjati 7.02, vendi i dytë.

Genaldi Selhanej 110 m/ 16.04 vendi i 5-të dhe në 400 m 51’66.

Sidrit Kopliku, gara 800 m, me kohë 2’06”00 renditet në vend vendi të 4-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.