Frederik Ndoci në podcastin “Flasim”, vlerëson ndryshimet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në episodin e 17-të të sezonit të 3-të, të PodKastit FLASIM, të titulluar “Ancora Vivo”, këngëtarin Frederik Ndoci.

Ndoci në intervistë tregon arsyen se pse la SHBA për t’u rikthyer në Shqipëri, ndërsa vlerësoi ndryshimet në vend.

“Unë jam një qytetar amerikan i lindur në Shkodër. Një ditë prej ditëve të bukura, më thotë djali, ne jetonim në Florida, ‘perfekte do ishte të shkonim në Tiranë. Më mirë me qenë djali Federik Ndocit në Shqipëri, sesa qytetar amerikan’. Nuk janë elozhe dhe furça, jam i vetmi që nuk kam nevojë për elozhe. Ky vend, faleminderit që keni vënë dorë!” – tha Ndoci.

Rama dhe Ndoci kujtuan edhe momentet kur të dy atëherë studentë në Universitetin e Arteve u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990, e cila ngriti krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra regjimit famëkeq.

Rama kujtoi sesi nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë, ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës, si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte, këtu nisi ndarja.

“Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme. U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur i vdekur”, u shpreh Rama.

I pyetur nga kryeministri Rama nëse është e vërtetë se ka 35 mijë këngë në repertor, Ndoci u shpreh se në fakt ka 40 mijë. “400 i kam këngë të regjistruara vetë”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

16 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

16 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

16 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

16 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

16 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

16 hours ago

This website uses cookies.