Frederik Rreshpja, poeti “bohem”, dimensioni i tij i gjerë shtrihet edhe në prozë dhe përralla
E kanë quajtur “të vetmuarin e madh”, shpesh edhe “bohem”. Ai ishte rebel në gen dhe i paqtë në shpirt. 19 korriku shënon përvjetorin e lindjes së poetit të madh shkodran dhe mjeshtrit të fjalës, Frederik Rreshpja.
“Të paarritshëm” e konsideron Rreshpjen miku i tij dhe shkrimtari i njohur Xhahid Bushati. Ky i fundit rreth dy vite më parë do të realizonte një monografi për poetin e shquar.
Rreshpja i madh nuk u studiua asnjëherë mjaftueshëm. Dimensioni i tij ishte i një fushe të madhe lëvruese, jo vetëm në poezi, por edhe në prozë e përralla, shprehet Bushati.
Poetika e Frederik Rreshpjes prekte të gjitha ndjenjat njerëzore, por më së shumti atë të vetmisë. Përmes përdorimit të metaforave të fuqishme, ai ishte këndonjësi më i ëmbël i saj.