“Freedom House”: Goditja ndaj SPAK, pas luftës ndaj korrupsionit. Arrestimi i Berishës solli një fushatë frikësimi ndaj gjyqtarëve

Freedom House ka publikuar raportin “Vendet në Tranzicion 2024”, ku ndër të tjera ka folur edhe për drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti ka vlerësuar punën e SPAK  në goditjen e krimit dhe korrupsioni, si dhe nisjen e hetimeve dhe dënimin e zyrtarëve të lartë të politikës.

“SPAK-u ndërtoi historikun e tij mbresëlënës të luftës kundër korrupsionit duke akuzuar disa figura të fuqishme politike në vitin 2023. Në tetor, SPAK akuzoi Berishën për shpërdorim detyre dhe korrupsion për ndihmën e paligjshme të dhëndrit të tij për të privatizuar pronën publike si pjesë e një marrëveshjeje pronash të paluajtshme. Berisha nuk pranoi të angazhohej në gjykata dhe më 30 dhjetor u vendos në arrest shtëpie.”, thuhet në raport.

Në raportin e Freedom House thuhet edhe se “që kur Berisha u akuzua, mbështetësit e tij dhe fraksioni i Partisë Demokratike që ai drejton kanë nisur një fushatë të gjithanshme frikësimi dhe dezinformimi kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK”.

Pjesë e hetimeve të SPAK janë bërë edhe funksionarë të tjerë të lartë të shtetit si ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit, ish-ministri i Financave dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn.

Freedom House shkruan se SPAK ka treguar një histori mbresëlënëse në nisjen e hetimeve të suksesshme kundër zyrtarëve kryesorë publikë dhe rrjeteve të krimit të organizuar, por shton se “agjencitë e zbatimit të ligjit nuk janë ende në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe janë nën ndikimin e politikanëve dhe rrjeteve të krimit të organizuar”.

Në luftën kundër krimit të organizuar, raporti thotë se shumë prokurorë të SPAK u kërcënuan me jetë.

“Prokurorët e SPAK-ut janë kërcënuar me jetë që nga goditja e këtyre rrjeteve të krimit të organizuar dhe vëzhguesit vendas kanë kërkuar rritjen e sigurisë për magjistratët e SPAK-ut”, thuhet në raport.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.