Frikë në Lisbonë, konferenca e Benficës u ndërpre nga një… tërmet

Bruno Lage që

Momente frike në Portugali. Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në Lisbonë dhe zona të tjera fqinje të vendit. Epiqendra u zbulua në Seixal, 20 kilometra në jug të kryeqytetit portugez dhe fatmirësisht nuk shkaktoi dëme. Ka qenë Benfica dhe trajneri i saj, Bruno Lage që kanë vuajtur pasojat.

Teksa trajneri po i afrohej sallës së shtypit ku ishte caktuar konferenca për shtyp, qendra sportive e Benfica-s filloi të dridhej.

Pamjet u kapën nga kamerat e gazetarëve të cilët ishin gati të dëgjonin deklaratat e trajnerit në prag të ndeshjes së dytë të play-offit të Champions League kundër Monakos.

Megjithatë, konferenca u zhvillua pak më vonë dhe Bruno Lage e komentoi incidentin si më poshtë: “Nëse do t’ju tregoja atë që i thashë asistentit tim Lemos… Po ngjiteshim shkallëve kur dëgjuam një zhurmë. Unë thashë se duhej të riparonim derën e xhamit që kishim përballë. Vetëm pasi mbërrita këtu kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.