Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Kontrollin e Kufijve, FRONTEX, “Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të emigrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian.
Për katër muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia ka qene 69 përqind.
Sipas raportit “Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rreth 7 mijë kalime të parregullta që nga fillimi i janarit deri në fund të prillit, rënia më e madhe në mesin e rrugëve kryesore të emigracionit në Bashkimin Europian.
Sipas FRONTEX-it edhe kalimet e parregullta kufitare në Bashkimin Evropian në të gjitha rrugëkalimet e tjera në katër muajt e parë të 2024 ranë me gati një të katërtën.
Sipas të dhënave të kësaj agjencie, emigrantët e parregullt nga Siria, Turqia dhe Afganistani përbëjnë numrin më të madh të personave që janë evidentuar në rrugën e Ballkanit Perëndimor.
Vetë vendet e Ballkanit janë prekur ndjeshëm nga emigrimi i banorëve të tyre dhe së fundi në shumë zona sidomos turistike janë rritur nevojat për fuqi punëtore.
Tifozët e Trabzonsporit kanë vendosur një rekord të ri në UEFA Youth League. 40,368 tifozë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se më…
Shqipëria është bërë vendi i 99-të që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të…
Ka nisur faza e dytë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, një nga…
Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka…
Barazimi i arritur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, midis Vllaznisë dhe…
This website uses cookies.