Fruthi- 7 mijë vaksina të prapambetura u bënë në 3 muaj, ISHP: Po ivestigojmë grupet antivaksinë mbi shkaqet

Rënia e fruthit në fillim të këtij viti u kujtoi prindërve hezitues rastet fatale të vitit 2018 ku 4 foshnja nën 1 vjeç nuk i rezistuan dot sëmundjes, duke nxitur kështu drejt konsultoreve për të vaksinuar fëmijët.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit u vaksinuan rreth 7000 fëmijë të prapambetur me dozë të parë dhe të dytë të cilët ishin ose hezitues ose refuzues.

“Për fëmijët kryesisht të moshës mbi 1 vjeç, dhe nuk ishin vaksinuar janë rreth 4429 ndërsa fëmijë të moshës 5- vjeçare, 2524 fëmijë” tha mjekja.

Nga një analizë e kryer nga ISHP përmes intervistimit tek grupet e prindërve hezitues, arsyet janë të ndryshme.

“Për shkak të gjërave që marrin nga media, ose në internet pasi ka shpesh gazetarë apo persona që dalin kundër vaksinimit. Feja është gjithmonë pro vaksinimit, mjekësisë apo shkencës. Janë justifikime për një pjesë të cilët thotë se nuk vaksinohem për efekt të fesë” shton ajo.

13 vaksina në kalendar mbrojnë nga 13 sëmundje vdekjeprurëse ose invaliduese dhe kryhen në doza të ndryshme në kohë të caktuara

Tek komuniteti rom nuk ka refuzim ose hezitim thonë specialistët por mungese informacioni. Ata nuk ndjekin rregullisht kalendarin ndaj shpesh duhet ISHP t’i ndjekë ata.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.