Fruthi, spitali i Lezhës në gadishmëri / Mjeku: Deri tani kemi vetëm një rast të dyshuar, popullata të vaksinohet
Përhapja e fruthit në Shqipëri, ka vënë në gadishmëri institucionet shëndetësore në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani ka vetëm një rast të dyshuar, ku po kryhen ekzaminimet përkatëse, por ende nuk është konfirmuar nëse pacienti është prekur nga fruthi. Mjeku infeksionist ,Martin Marku, thotë se janë marrë të gjithë masat për t’ju përgjigjur situatës që mund të krijohet.
Bluzat e bardha në Lezhë i bëjnë thirrje popullatës për vaksinim kundër fruthit, si dhe të paraqiten menjëherë tek mjeku nëse kanë temperaturë të lartë dhe probleme me lëkurën.
Pas identifikimit të rasteve me fruth në Shqipëri, ka një sensibilizim më të lartë të qytetareve në Lezhë për t’u vaksinuar, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky infeksion problematik për shëndetin.