“Fruti i pasionit” në Mjedë, familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 150 dynym

Nikolla, Paulini dhe Alfredi, 20 vite më parë braktisën emigrimin për t’u kthyer në vendlindje. Më 1 dynym tokë vëllezërit së pari eksperimentuan me disa variete fruta-perimesh, për të parë se cila prej tyre ka më shumë prodhimtari. Këtë vit për herë të parë vëllezërit synojnë të nxjerrin në treg edhe frutin e pasionit.
Sot vellezërit janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në veri teksa kanë mbjellë mbi 150 dynym tokë si dhe mbarështojnë rreth 250 krerë dele.
Dy vitet e fundit Paulini është shpallur si fermeri i vitit në qarkun Shkodër. Po ashtu ka arritur të jetë përfitues në disa kategori subvensionesh
Sot 3 vëllezërit nga fshati Mjedë i Vau të Dejës janë kryefjalë e furnizimit të tregut me disa lloj artikujsh. Shembull se si iniciativa kthehet në sukses të padiskutueshëm.