Fryma e letërsisë shqipe në Malin e Zi / Festivali Letrar solli në Shkodër shkrimtarin shqiptar nga Mali i Zi, Mark Luçgjonaj
Një bisedë e ngrohtë mbi letërsinë solli në Shkodër shkrimtarin shqiptar nga Mali i Zi, Mark Luçgjonaj. Fokusi i takimit të zhvilluar në Bibliotekën “Marin Barleti” në kuadër të Festivalit Letrar të Shkodrës ishte krijimtaria e autorit.
Fryma që ai sjell përmes romaneve të tij është e veçantë, por shkrimtari shprehet se dallimet mes letërsisë në Shqipëri dhe asaj të shqiptarëve në Malin e Zi konsistojnë në mënyrën e të menduarit.
Autori Luçgjonaj thotë se interesi për titujt në shqip në Malin e Zi është rritur falë ekzistencës së dy panaireve të librit, atyre në Ulqin dhe Tuz.
Mark Luçgjonaj ka shkruar disa romane si dhe ka dhënë një kontribut të madh si bashkëautor dhe përkthyes i teksteve shkollore në Malin e Zi.