“Frymëzim kuqezi”, Rama ndan videokartolinën nga takimi me shqiptarët në Selanik

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste e konsideroi takimin e djeshëm me shqiptarët në Selanik, një frymëzim kuqezi.

Rama ndau në rrjetet sociale videokartolinën me disa momente nga ky aktivitet, ndërsa shprehu mirënjohjen për mikpritësit e djeshëm.

“Videokartolinë nga Selaniku, si falenderim për mikpritësit e djeshëm e frymëzim kuqezi për të gjithë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimi u organizua në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, ndërsa vjen pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

Në takimin e djeshëm me shqiptarët në Selanik, Rama theksoi se për herë të parë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, shqiptarët e diasporës kanë të drejtë vote.

Sipas tij, “shqiptarët që jetojnë në Greqi nuk kanë pse udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të qenë në qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve”.

“Sot jeni votues, që për herë të parë gëzoni të drejtën për të votuar këtu ku jeni, nga shtëpia juaj. Ju e dini që më është dashur të përpiqem gjatë bashkë me shokët e mi, për ta bërë realitet këtë premtim të dhënë kohë më parë, që s’e mbajtëm dot më parë, se ishte e pamundur pa marrë votat e palës tjetër”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e pranverës së ardhshme për ta bërë Shqipërinë e 2030-ës, anëtare me të drejta të plota në BE.

“Kërkoj votën tuaj për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju i keni dhënë familjeve tuaja, që të përfitojë nga jetesa brenda familjes europiane, për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, dhe kudo, të ngremë flamurin e Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekade”, u shpreh Rama.

Turin e bashkëbisedimit me diasporën, kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Në 26 tetor, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.