Fshati i harruar – Në Bleran, 3 km larg Shkodrës mungojnë shërbimet sociale

fshati i harruar bleran

Vetëm 3 km larg qytetit në Shkodër ka zona që nuk kanë njohur asnjë investim në asnjë fushë që nga koha kur janë krijuar si qendra të banuara.

Një nga këto zona është edhe fshati Bleran, që ndodhet jo shumë larg Shkodrës, ku vetëm lumi Kir e ndan nga qyteti.

Rrugët me gropa , mos investime në rrjetin e ujësjellësit, rrjeti elektrik i amortizuar dhe mungesa e shërbimeve sociale ka bërë që kjo zonë sot të jetë në ditët më të vështira.

Pavarësisht moshave të ndryshme, hallet e banorëve në këto anë duken të njënjta.

Për ta, zona i ngjason një fshati të thellë malor të harruar, ndërkohë që janë vetëm 3 km larg qytetit.

Pavarësisht premtimeve të ndryshme elektorale ndër vite , fshati Bleran vazhdon të përballet me problematika sociale që sa vijnë e rëndohen. Disa herë gjatë vitit, banorët në këtë zone, përmes mediave apo edhe shkresave zyrtare, kërkuan që pushteti lokal të ndërhyjë për rikonstruksionin e rrugës, një shërbim të cilin e meritojnë duke qënë edhe taksapagues të rregullt.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.