Fshati i harruar, vetëm 4 km larg Shkodrës/ Banorët: Mungojnë të gjitha shërbimet sociale

fshati i harruar f
Fshati Bardhanjor në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës, është një prej fshatrave, i cili gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka njohur investime si në infrastrukturën rrugore , nw rrjetin e energjisë elektrike dhe ujesjëllës. Për të mos mjaftuar kjo rreth 70 familje të zonës nuk marrin asnjë shërbim shëndetësor. 6 vite më parë godina e projektuar për qendër shëndetësore është kthyer një ndërtesë gërmadhë.Ndaj banorëve iu duhet këtë shërbim ta marrin në Shkodër ose në qendrën më të afërt shëndetësore.
Pavarësisht moshave të ndryshme, hallet e banorëve në këto anë duken të njënjta , për ta zona i ngjason një fshati të thellë malor të harruar, ndërkohë që janë vetëm 4 km larg qytetit.Pavarësisht premtimeve të ndryshme elektorale ndër vite , fshati Bardhanjor vazhdon të përballet me problematika sociale që sa vijnë e rëndohen.