Fshati i “përmbytur” – Banorët e Obotit: I punojmë tokat me frikë
I njohur si fshati që përmbytet, Oboti i ndodhur në zonën e Nënshkodrës duket se dalëngadalë po rikthehet në normalitet.
Në Obot dhe zonat përreth , shumë njerëz merren me kultivimin e tokës dhe rritjen e bagëtive të cilat janë burimet kryesore të të ardhurave. Fermerët tregojnë se këtë vit kanë nisur të punojnë tokat e tyre, por gjithmonë me frikën se mos do të përmbyten në stinën e dimrit.
Për shkak të pozicionit të ulët dhe pranisë së ujërave, fshati shpesh përballet me përmbytje , sidomos gjatë stinës së dimrit.
Kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe mbjelljen e tokave, duke krijuar sfida për fermerët që punojnë aty.