Fshati i Ri me “halle të vjetra”, banorët kërkojnë rrugën dhe ujin e pijshëm
Mungesa e infrastrukturës rrugore dhe furnizimit me ujë të pijshëm i kanë detyruar qindra familje të jetojnë në kushte tejet të vështira.
Jetesa për banorët në këtë fshat është e vështirë në çdo stinë të vitit, pasi mungesat janë të mëdha në shërbimet elementare jetike që i nevojiten një komuniteti. Në zonën e emërtuar si “Fshati i Ri”, jetojnë familje të cilat kanë ardhur nga zona të ndryshme për një jetë më të mirë, por realiteti që kanë gjetur ka qënë jo ai që prisnin. Ndërkohë, burime nga Bashkia Shkodër thonë se brenda një kohe të shkurtër do të nisë puna për rikonstruksionin e rrugës së këtij fshati.