Fshati i Ri me rrugë të amortizuara/Mungojnë investimet prej shumë kohësh

fshati i ri
Kjo është gjendja në segmentin kryesore të fshatit “Fshati i Ri“ në Njësinë Administrative Postribë.
Ky fshat vetëm pak km nga qyteti i Shkodrës po vuan mungesën e vëmendjes nga institucionet .Në këtë segment nuk është ndërhyrë prej shumë kohësh për rikonstruksionin e tij ndërsa janë vetë banorët e këtij fshati që mundohen ta mirëmbajnë duke hedhur çakull dhe zhavor për të mbyllur gropat, por në ditët me reshje banorët thonë se e kanë shumë të vështirë kalimin në këtë rrugë.
Ndërsa problem tjetër për banorët e kësaj zone krahas investimeve në infrastrukturë ështe edhe mungesa e ujit të pijshëm dhe e energjisë elektrike e cila mungon prej kohësh ndërsa banorët bëjnë thirje për marrjen e masave për zgjidhjen e këtyre problematikave.