Fshati i vogël që pret shumë turistë, 72-vjeçari e ktheu banesën në fermë agro-turistike
Vetëm 500 metra pranë pikëkalimit kufitar të Muriqanit , në fshatin Alimetaj është prona e 72-vjeçarit Ahmet Sylejmani, të cilën e ka kthyer në fermë agro-turistike me mbështetjen e një projekti të USAID. Ai tregon se ferma e tij çdo vit e më shumë po vizitohet nga një numër i madh turistësh nga e gjithë bota.
Ai ka edhe një apel për pushtetin vendor që të ndërhyjë për ndërtimin e rrugës së fshatit, sepse , siç thotë ai vetë, shpesh kjo gjë i penalizon turistët të rikthehen.
Ahmeti është dëshmi e një historie suksesi, pasi zotëron dhjetëra hektarë tokë të mbjella, kryesisht me shegë të cilat i eksporton jashtë Shqipërisë.Në fermën e tij është çdo gjë bio.