Fshati i vogël turistik, banorët e Reçit: Po presim turistë të shumtë këtë vit
Interesi për të vizituar zonat turistike të Malësisë së Madhe po rritet çdo ditë e më shumë. Një prej tyre është Reçi, i cili, falë natyrës së bukur, ajrit të pastër dhe prodhimeve bio, vitet e fundit është kthyer në një atraksion të veçantë për turistët.
Për një ditë të plotë, banorët e Shkodrës, fshatrat fqinje dhe disa vizitorë kurioz takohen në pyllin e shkëlqyer të gështenjës së Reçit.
Në qendër të fshatit takojmë Sali Çobën, i cili zotëron 50 koshere me bletë, të cilat prodhojnë mjaltin e gështenjës në këtë zonë të pyllëzuar.
Reçi, ia vlen të vizitohet sidomos në vjeshtë, pasi njihet për prodhimin e madh të gështenjave. Fshati e ka të bazuar ekonominë kryesisht në prodhimin i gështenjës, në blegtori dhe pak bujqësi. Vendin kryesor e zë gështenja, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj.