Fshati me 10 banorë, Grudë – Fusha 15 km larg Shkodrës, si zonë e sapo dalë nga lufta

fshati me 10 banore

Fshati Grudë-Fushë në Malësinë e Madhe i pozicionuar rreth 15 kilometër larg Shkodrës, të ngjason si një zonë e sapo dalë nga lufta.

Me dhjetra banesa janë të rrënuara duke qënë se shumica e banorëve kanë levizur masivisht dikush në emigracion e një pjesë në qytet.

 Rrok Lumaj është ndër të paktët banorë të mbetur aty.

Dushe dhe Mine Çokaj jetojnë duke lypur , për arsye të mungesës së formimin arsimor të moshuarat nuk e dinë moshën e tyre.

Në Gusht të vitit 2022 një zjarr i rënë në orët e vona të natës do të shkaktonte një situatë që nuk kishte ndodhur më parë. 20 shtëpi, 4 prej të cilave të banueshme do të digjeshin plotësisht, ku flakëve nuk i shpëtuan as varrezat  e fshatit.

Përvec varfërisë që ka mbuluar këtë fshat, tashmë gjendja e banorëve është më e rëndë si pasojë e zjarrit që nuk kurseu asgjë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.