Fshati me bukuri, por i harruar, banorët e Bardhanjorit: S’kemi rrugë, ujë, as qendër shëndetësore
Pa rrugë, pa qëndër shëndetësore e pa ujë të pijshëm dhe rrjet elektrik të amortizuar. Ky është realiteti me të cilin përballen prej 30 vitesh banorët e fshatit Bardhanjor të njësisë administrative Rrethina.
Fshati Bardhanjor ndodhet vetëm 3 km larg Shkodrës dhe është i banuar nga rreth 200 familje.Është një fshat kodrinor shumë i bukur, por i lënë në harresë të plotë.