Fshati Shtoj i Ri me rrugë të amortizuara
Një prej rrugëve të brendshme në fshatin Shtoj i Ri, në Njësinë Administrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës, është krejtësisht e amortizuar.
Ky segment rrugor me gjatësi rreth 500 metër ka një lëvizshmëri të lartë, pasi lidh fshatrat Grudë dhe Dobraç me fshatin Shtoj i Ri.
Këtë rrugë bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës, të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi, kur gropat mbushen me ujë thonë banorët.
Infrastruktura e dobët në këtë segment, është ngritur si problem disa herë nga banorët e zonës, por prej vitesh duket se kërkesat e tyre nuk kanë marrë zgjidhje.