Categories: Lajme

Fshehja e bosëve të krimit në Dubai, Balla: I kemi dorëzuar Emirateve të Bashkuara Arabe marrëveshjen për ekstradimet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se koha e fshehjes në Dubai i personave të shumëkërkuar nga drejtwsia shqiptare do i vijë fundi, pasi Emirateve të Bashkuara Arabe i është dorëzuar draft-marrëveshja për ekstradimet.

Deri më tani Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arbane nuk kanë një marrëveshje për ekstradimet e personave të kërkuar nga drejtësia, por ministri Balla shpreson që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt  me nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradimet.

Një ditë më parë në Dubai u arrestua Julian Meçe, një nga autorët që mori pjesë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. 47-vjeçari Julian Meçe, i cili njihet edhe si numri dy i bandës së Durrësit akuzohet për tentativë të vrasjes së funksionarëve publikë.

“Për policinë e shtetit shqiptar nuk ka më asnjë territor, edhe jashtë vendit që të jetë i pa-aksesueshëm nga ana jonë. Ne kemi iniciuar, prej disa muajsh një nivel të ri bashkëpunimi me Interpolin dhe gjej rastin të falënderoj Interpolin, edhe në këtë rast, sepse falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Interpol Tirana dhe Interpol Abudabi, ne kemi arritur të identifikojmë dhe natyrshëm të ndalojmë një person shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare. I është dorëzuar palës së Emirateve edhe draft-marrëveshja, e cila do të mundësojë ekstradimet. Nuk kemi pasur një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe e shpresoj të ecim sa më shpejt me nënshkrimin e një marrëveshjeje për të mundësuar që çdo person i kërkuar nga drejtësia shqiptare, jo vetëm të ndalohet por edhe të ekstradohet. Gjatë javëve e muajve të fundit kemi pasur disa raste të rëndësishme suksesi, persona të cilët kanë qenë e mbeten në listën e personave në kërkim.”, tha Balla  

Këto komente Balla i bëri nga Dibra ku ishte për të analizuar punën vjetore në Drejtorinë e Qarkut, ndërsa tha se koha e rrjedhjes së informacionit për aksionet e policisë ka marrë fund.

“Sapo ju thashë që ne nuk po lëmë cep të botës. Sa i përket cepave të territorit shqiptar, të jeni të sigurt që Republika e Shqipërisë nuk asnjë territor te i cili ne nuk mund të ndërhyjmë. Ju falënderoj për pyetjen. Fakt është që DVP Shkodër, me mbështetjen e forcave të repartit RENEA, kanë kryer sot një operacion të rëndësishëm për vënien para drejtësisë së një personi me rrezikshmëri të lartë, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash të rënda. Dhe vlerësoj performancën e forcave të policisë dhe të repartit RENEA në konkludimin me sukses të këtij operacioni. Ajo që vihet re është fakti që koha e rrjedhjes së informacionit, gjatë operacioneve policore, ka mbaruar. Rezultatet e fundit tregojnë që PSH po kryen operacione të rëndësishme me sukses të plotë”, tha Balla.

Gjatë ditës së sotme RENEA në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës arrestuan një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 32-vjeçari Sh.Xh. akuzohet se ka qëlluar me armë 2 persona në Shkodër në 2021-shin por edhe për vepra të tjera penale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Skema Kombëtare 2024, deri tani 49 mijë fermerë të financuar

 Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon punën për disbursimin e fermerëve përfitues të…

1 hour ago

Grip apo COVID? Mjekja Koshovari: Shenjat që nuk duhet t’i neglizhoni

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, rastet e pacientëve me viroza janë shtuar. Por pikëpyetjeve…

2 hours ago

PE diskuton për të ardhmen e Shengenit, rikthimin e kontrolleve në kufi

Parlamenti Europian do të diskutojë të hënën se çfarë po ndodh me zonën Shengen dhe…

2 hours ago

Media britanike “Rest Less”: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar

Udhëtimi mund të jetë i shtrenjtë, por nëse zgjidhni destinacionin tuaj me kujdes, mund të…

3 hours ago

1-vjetori i sulmit të Hamasit, izraelitët përkujtojnë viktimat

Izraelitët mbajnë vigjilje, ceremoni ndërsa shënojnë një vjetorin e sulmit të Hamasit Izraeli po mban…

3 hours ago

Opozita ngrihet sot në protestë para Kryeministrisë! Policia bllokon 15 akse rrugore

Opozita do të zhvillojë këtë të hënë (7 tetor) protestën e njoftuar më herët, para…

3 hours ago

This website uses cookies.