FSHF emëron trajnerët e kombëtareve të moshave/Shkodranët, Rudi Piraniqi dhe Haris Dalipi në krye të U12 dhe U13
Federata Shqiptare e Futbollit ka emëruar trajnerët e kombëtares rajonale për sezonin 2024-2025. Rudi Piraniqi do të trajnojë kategorinë U12, ndërkohë që Haris Dalipi U13.Me një karrierë sportive të pasur si trajner, që bazën e ka me Klubin e Futbollit Shkodra, Rudi Piraniqi është kompletuar me liçensen Uefa Pro dhe Uefa Atletik B, ndërkohë që është pjesë edhe e Otrant Ulcinj në cilësinë e Fitness Coach.Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, bëjnë të ditur se proçesi stërvitor i kombëtares së moshave do të fillojë në muajin shtator.