Categories: LajmeSport

FSHF, ja investimet e reja

Investimet e Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndërtuar fusha të reja do të vazhdojnë. Të paktën sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të institucionit më të lartë të topkëmbës shqiptare Bashkitë e vendit kanë bërë kërkesa për këto investime, sepse fëmijët e të rinjtë duan ta luajnë futbollin.

Në Librazhd dhe në Kamëz do të ndërtohen nga dy fusha të reja. Pas kërkesës nga këto Bashki, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi projektet për ndërtimin e këtyre fushave. Gjithashtu u miratua edhe kërkesa e klubit AF Elbasani për ndërtimin e një fushe të re. Në total pesë fusha të reja do të ndërtohen së shpejti, ndërsa synimi kryesor i Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo në kuadër të projektit “100 fusha”, është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha.

Të mos harrojmë që Shqipëria do të jetë organizatore e Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç vitin e ardhshëm, ndërsa ka hedhur kandidaturën për Europianin e moshës deri në 21 vjeç më 2027. Pesë fusha të reja dhe gjithçka për zhvillimin e futbollit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tabaku me senatorin italian: Shqipëria i përket BE-së. Terzi: Marrëdhëniet mes dy vendeve, në nivele të larta

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane ka pritur në një takim homologun Italian Gulio Terzi…

4 hours ago

Trajnimi nga ICITAP, Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcuar më tej hetimet proaktive

Me mbështetjen e ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistence Program) nisi trajnimi i Oficerëve të…

4 hours ago

Sovraniteti i Urdhrit Bektashian, senatori Terzi: Nevojitet thellim juridik

Sovraniteti i Urdhrit Bektashian ka qenë në fokus të vëmendjes mediatike jo vetëm asaj kombëtare,…

4 hours ago

Vllaznia absolute e boksit shqiptar – Titulli i 26-të kampion si ekip dhe Haxhillari më i miri i kampionatit

Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur është komanduar tërësisht nga Vllaznia e Shkodrës, e…

4 hours ago

Trotuaret të zëna nga makinat – Policia bashkiake po aplikon gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve

Parkimet e automjeteve në mënyrë të gabuar kryesisht në rrugët dytësore në qytetin e Shkodrës…

5 hours ago

AKU: Konstatuam shkelje gjatë sezonit veror – Drejtori Haderi thotë se kontrollet vijojnë pa ndërprerje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër,  gjatë periudhës tre mujore qershor-gusht 2024,  ka kryer 636…

5 hours ago

This website uses cookies.