Categories: LajmeSport

FSHF organizon seminar me temë “Anti-racizmi, Barazia dhe Përfshirja” në stadiumin “Air Albania”

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 11 prill një workshop në stadiumin “Air Albania” me temë “Anti-racizmi, Barazia dhe Përfshirja”.

Në këtë workshop do të marrin pjesë përfaqësues nga secili klub i “Abissnet Superiore”, një përfaqësues nga çdo akademi futbolli në Tiranë, studentë të diplomuar në kurset që FSHF zhvillon, përfaqësues nga stafet e ekipeve Kombëtare, vajza dhe djem, si edhe dy përfaqësues nga secili klub i “Abissnet Superiore” për vajza.

Ky workshop synon të rrisë ndërgjegjësimin në luftën kundër racizmit në futboll, një problem global që prek edhe sportin më popullor në botë. Gjithashtu në këtë workshop do të prezantohen disa tema konkrete që lidhen me rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërtimin e aftësive praktike për përfshirjen në futboll, duke theksuar iniciativat dhe strategjitë kundër racizmit për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës.

Synimi i këtij workshop-i është që pjesëmarrësit me anë të diskutimeve dhe ushtrimeve të zhvillojnë aftësi për të rritur përfshirjen si në fushë ashtu dhe jashtë saj, duke i fuqizuar ata për të mbajtur qëndrime kundër racizmit, për të promovuar përfshirjen dhe diversitetin dhe për të sjellë ndryshime pozitive.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

35 minutes ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

36 minutes ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

38 minutes ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

52 minutes ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

16 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

16 hours ago

This website uses cookies.