Lajme

Fundi i një legjende

Në fund të tre ndeshjeve, kur Holanda eliminoi Spanjën nga Kupa Dejvis në Malaga, Rafael Nadal magjepsi publikun me fjalët e tij, teksa i dha fund karrierës në sportin e tenisit. Fitues i 22 Grand Slemeve, tha se do të donte të kujtohej si një “njeri i mirë që vjen nga një fshat i vogël në Mallorca dhe që realizoi më shumë se sa kishte ëndërruar”.

20 Nëntori 2024 do të hyjë në histori si një nga ditët më të trishta në tenisin spanjoll dhe atë botëror. Humbja e Spanjës ndaj Holandës shënoi një eliminim të bujshëm në çerekfinalet e Kupës Dejvis, por mbi të gjitha i dha fund karrierës legjendare të Rafael Nadal.

Në moshën 38-vjeçare, kampioni spanjoll do të lërë raketën e tij pas 1307 ndeshjeve teke dhe 219 dyshe, 103 tituj, përfshirë 22 Slam, 209 javë si numri 1 i botës, dy medalje ari olimpike, 5 Kupa Dejvis dhe pothuajse 135 milionë dollarë të fituara.

Mëngjarashi spanjoll do të mbahet mend si tenisti më i fortë në konkurrimin në fushën me dhe të kuq, 14 fitore në Roland Garros, një rekord pothuajse i pamundur për t’u barazuar dhe për sfidat e shumta kundër Roger Federer dhe Novak Djokovic që bënë historinë e tenisit në 15-20 vitet e fundit.

Mëngjarashi i emocionoi të gjithë ata që dëgjuan fjalimin e tij të lamtumirës. “Jam i privilegjuar që kam marrë dashurinë e gjithë botës, por veçanërisht të spanjollëve. Dua të kujtohem si një njeri i mirë që vjen nga një fshat i vogël në Mallorca. Në botë ka shumë njerëz që punojnë shumë, që përpiqen për të arrirë më të mirën.

Por unë jam një nga ata që kam qenë me shumë me fat. Pasi jeta më dha mundësinë të jetoj përvoja të paharrueshme me sportin e tenisit. Unë thjesht dua të kujtohem si një person i mirë, një fëmijë që ndoqi pasionin e tij dhe arriti më shumë se sa kishte ëndërruar ndonjëherë.

Doja të vazhdoja më shumë në tenis por trupi im nuk më përgjigjet”. E ndërsa Nadal i jepte lamtumirën sportit të tenisit në Malaga, Parisi e nderon në mënyrë të jashtëzakonshme idhullin e vet.

Me anë të një projektori në kullën Eifel shfaqen dy mesazhe njëri-pas tjetrit ku shkroheshin: “4,327 pikë të ruajtura” dhe “Nr. 1 në botë gjatë 3 dekadave”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

19 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

19 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

19 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

19 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

20 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

20 hours ago

This website uses cookies.