Fundi luftës në Gaza? Negociata drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit
Ndërsa lufta e Gazës po i afrohet muajit të pestë, me më shumë se 25 mijë palestinezë civilë dhe luftëtarë të vdekur dhe Izraeli nuk është afër arritjes së objektivit të tij për të shkatërruar Hamasin, askush nuk duket se ka dalë me një propozim konkret për të dyja palët për të ndaluar konfliktin.
Katari që është dhe ndërmjetësi kryesor thotë se ka ” diskutime serioze ” me Izraelin dhe Hamasin dhe po merr “përgjigje të vazhdueshme” nga të dyja palët.
Ata nuk kanë ende “negociatat ”, thotë Shtëpia e Bardhë. Por me bisedimet indirekte në vazhdim, duket se po afrohemi drejt asaj që Ofer Shelah, studiues i lartë në Institutin e Studimeve të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (INSS), e përshkruan si një “Zopa”, një zonë e marrëveshjes së mundshme citon CNN.
Të hënën Axios raportoi se Izraeli kishte propozuar një armëpushim dy mujor në këmbim të lirimit të 100 pengjeve që ende mbahen në Gaza.