Fundjava e legjionarëve, Çuni protagonist me Frozinonen, shkëlqejnë Gjimshiti e Mitaj
Mund të konsiderohet një fundjavë pozitive për legjionarët tanë, të cilët aktivizohen në kampionatet europiane. Në Serie A, futbollistët shqiptarë po marrin minuta të rëndësishme.
Marvin Çuni, sulmuesi i ftuar në Kombëtare në miqsoren ndaj Bullgarisë, u bë protagonist me skuadrën e Frozinones. 22-vjeçari u aktivizua stoli në minutën e 56-të në takimin ndaj Bolonjës, me ekipin e Tiago Motës që mori tre pikëshin. Sulmuesi shqiptar fitoi penallti në minutën e 62-të që u shndërrua në gol nga Soule. Në përfundim të ndeshjes, Marvin Çuni u vlerësua me notën 6.9, duke u konsideruar si lojtari i dytë më i mirë për skuadrën e tij, pas Matias Soule.
Berat Gjimshiti vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Atalantës. Ekipi bergamask fitoi ndaj Genoas me rezultatin 2-0, ndërsa Gjimshiti zhvilloi një paraqitje pozitive në 90 minuta lojë.
Mario Mitaj po jeton një ëndërr. Pas paraqitjeve spektakolare me Kombëtaren, klubi rus i Lokomotivës së Moskës është bindur në aftësitë e lojtarit. 20-vjeçari u aktivizua si mesfushor qendre në derbin ndaj Dinamos së Moskës, takim që përfunoi me rezultatin 0-0. Mitaj e nisi takimin si titullar dhe luajti për 90 minuta, teksa në fund fitoi edhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.
Minuta pati edhe për Klaus Gjasulën në takimin që skuadra e Darmshtad zhvilloi ndaj Lajpcig. Ekipi ku aktivizohet shqiptari u mund me rezultatin 3-1, ndërsa 33-vjeçari hyri në fushë në minutën e 67’ të takimit.