Categories: LajmeSportFutboll

Fundjava kuqezi: Legjionarët shqiptarë shkëlqejnë në Evropë

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre.

Odise Roshi gjeti rrugën e rrjetës në sfidën Genclerbirligi – Sakaryaspor. Futbollisti kuqezi e nisi si titullar ndeshjen dhe realizoi golin e parë në minutën e 56-të, megjithatë më pas skuadra e tij Sakaryaspor pësoi tre gola dhe e humbi sfidën.

Rey Manaj nuk njeh kufi, teksa realizoi dy gola këtë fundjavë në kampionatin turk. Sulmuesi kuqezi shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë në barazimin e skuadrës së tij Sivasspor 2-2 me Gaziantep. Manaj u tregua i saktë dhe arriti në kuotën e 10 golave në kampionat.

Qazim Laçi u aktivizua si titullar për Sparta Pargue në ndeshjen miqësore ndaj Copenhagen. Sparta Prague fitoi 2-0 dhe mesfushori kuqezi dha asistin e golit të parë.

Sinjale pozitive edhe nga futbollistët kuqezi të Kombëtares U-21, teksa padyshim protagonisti absolut ishte Kristian Shpendi. Sulmuesi kuqezi shënoi tre gola branda gjashtë minutave në pjesën e parë, në sfidën e Cesena ndaj Pontedera. Në fund skuadra e tij triumfoi 4-0 dhe Kristian Shpendi zhvilloi një ndeshje fantastike.

Po në Itali, binjaku tjetër Stiven Shpendi ka lënë gjurmë këtë fundjavë. Në fitoren e Empolit 3-0 ndaj Monzas, Stiven Shpendi i aktivizuar në fraksionin e dytë dhuroi asistin e golit të tretë, që vulosi fitoren spektakolare të Empolit, aty ku titullar ishte edhe mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli.

Edhe mbrojtësi i Kombëtares U-21, Adrian Bajrami ishte protagonist në Portugali me skuadrën e Benficës B teksa realizoi golin e fitores për skuadrën portugeze në ndeshjen në transfertë ndaj Mafra. Sfida përfundoi me shifrat 2-1, teksa ishte pikërisht Bajrami që realizoi golin e fitores në minutën e 61 të pjesës së dytë.

Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani, Arbnor Muja dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Kristjan Asllani, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

3 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

3 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

4 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

4 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

4 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

15 hours ago

This website uses cookies.