Fundjava me diell popullon Shëngjinin – Vizitorë të shumtë në zonën turistike, dominojnë shqiptarët e Kosovës

fundjave shengjin

Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, fundjava e ngrohtë dhe me diell ka rikthyer gjallërinë në bregdetin e Shëngjinit.

Dhjetëra vizitorë nga zona të ndryshme të vendit dhe shqiptarë  të Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë ditën në breg të detit, duke shijuar ajrin e pastër, diellin pranveror dhe bukurinë natyrore të qytetit bregdetar.

Bregdeti ishte i mbushur me familjar, të rinj dhe fëmijë që kanë zgjedhur të relaksohen, të bëjnë shëtitje buzë detit apo edhe të provojnë notin për herë të parë këtë sezon.

Shëngjini, i njohur për plazhin e tij të gjatë dhe natyrën e bukur përreth, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për fundjavat pranverore në veri të vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.