Fundjavë në Shirokë/Moti me diell rrit frekuentimin drejt kësaj zone turistike
Fundjava në pikën turistike të Shirokës shoqërohet me qytetarë të shumtë, të ardhur si nga Shkodra ashtu dhe nga qytete të tjera. Sidomos në ditët me diell, kjo hapësirë turistike deri në Zogaj është mjaft e preferuar për bukuritë e saj. Ajri i pastër, shëtitjet përgjatë brigjeve të liqenit dhe pamja piktoreske janë disa prej arsyeve që vizitorët listojnë. Të pyetur se çfarë i mungon Shirokës aktualisht, qytetarët e vënë theksin tek mungesa e lundrimit dhe lidhja me Vir-Pazarin e cila do të rriste ndjeshëm frekuentimin. Shiroka, fshati turistik vetëm 4 km në distancë nga Shkodra të ofron çdo gjë.Shëtitje në këmbë, Ajër të pastër,ushqim të mirë, shkrirje të malit dhe liqenit, janë vetëm disa prej arsyeve përse Shiroka duhet vizituar veçanërisht tashmë në pranverë.