Lajme

Fundjavë pushimi për superligën – FSHF  përcakton kalendarin për 5 javët e ardhshme, Laçi-Vllaznia, java e 9-të

Kampionati Kombëtar i futbollit, kategoria Abissnet Superiore është pushim këtë fundjavë për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve. Ndeshjet zyrtare të kësaj kategorie rikthehen të shtunën e ardhshme me datë 19 tetor me ndeshjet e javës së nëntë. Ndërkohë, Komisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 9-të e deri në javën e 13-të. Sfidat e javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 19 dhe 20 tetor, teksa spikat takimi Tirana – Dinamo City, ndërkohë që Vllaznia në këtë javë është mysafire në Laç. Java e 10-të e kampionatit elitë do të luhet në fundjavën e 25-26 tetorit, ku ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë Vllaznia – Partizani, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, që deri në atë ditë ka përfunduar proçesin e rimbjelljes së barit. Dhe, menjëherë pas kësaj javë vjen një tjetër përballje e vështirë për Vllazninë, e cila për javën e 11-të, e cila do të luhet në mesjavën e 30-31 tetorit, do të luajë në kryeqytet për klasiken e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia. Java e 12-të do të luhet me 3 dhe 4 nëntor, e përballë Vllazninë me Skënderbeun, ndërsa ajo e 13-të,  cila do të luhet në dy ditë, e zhvendos Vllazninë në transfertën e Rrogozhinës, përballë Egnatias vendase.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Topalli: Vota e diasporës një eksperiencë historike, por procesi në Greqi është cenuar rëndë

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…

2 hours ago

Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin

Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…

4 hours ago

Berisha: Askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit, KZAZ të zbatojë ligjin

Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një…

4 hours ago

Celibashi thirrje partive: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje! Nesër shpallet rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit…

5 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…

6 hours ago

Topalli: Votoni, sepse është mundësia dhe e drejta juaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…

8 hours ago