Fundvit në shtëpinë e të moshuarve – Hoxha: Shtëpia e hapur për të gjithë që duan të vizitojnë të moshuarit

Në bilancin e fundvitit, shtëpia e të moshuarve Shkodër liston disa arritje teksa tashmë ka hapur dyert e dhjetorit festiv.
Janë 65 të moshuar resident në këtë institucion.
Ata tregojnë se fundvitin do e presin aty .
Fundviti ka shtuar vemendjen drejt këtij institucioni ku shkolla, shoqata apo edhe institucionet dhurojnë për të moshuarit.
Këta të fundit më shumë se asgjë tjetër kanë nevojë për më shumë dashuri..