Fundviti, nis rritja e çmimeve – Afrimi i festave ndikon në rritjen e çmimeve në tregun e fruta-perimeve
Në prag të festave të fundvitit, tashmë ka filluar të reflektohet rritja e çmimeve në tregun e fruta-perimeve.
Qytetarët thonë se çmimet kanë pësuar rritje dhe janë të papërballueshme. Më e vështirë situata bëhet për pensionistët.
Për tregtarët, çmimet e produkteve mbeten afërsisht të njëjta, por ata theksojnë se ajo që i shqetëson është mungesa e fuqisë blerëse të qytetarëve.
Gjatë periudhës së festave, një fenomen i zakonshëm është rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve.
Kjo rritje ka shkaktarë të ndryshëm dhe ndikon jo vetëm në xhepat e konsumatorëve, por edhe në tregun e brendshëm, duke vështirësuar përballimin e kërkesave të shtuara.