Fundviti, rritet fluksi nga Muriqani/Në 48 orët e fundit mbi 17 mijë emigrantë janë kthyer në atdhe nga Muriqani

muriqan 1
Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive.Autoritetet shqiptare të kufirit thonë se krahasuar me vitet e mëparshme fluksi i kalimeve po përballohet më me lehtësi kjo për shkak të masave të marra.
Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 48 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit kanë hyrë 175750 shtetas ndërsa numër më i vogël është regjistruar në dalje të saj, konkretisht 9554 shtetas.