Fundviti, trafik i rënduar në qytet / Situata më problematike në hyrje- dalje të Lezhës dhe pranë tregut
Këto janë pamjet e rrugëve të Lezhës në ditën e fundit të këtij viti. Festat kanë sjellë shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e qytetit të Lezhës, e kjo po shoqërohet me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.
Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit dhe pranë tregut, aty ku dhe lëvizjet janë më të shumta.Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rrugët e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencën e tyre. Efektivet janë vendosur në nyjet më problemetike, duke ndërhyrë në normalizimin e lëvizjes së automjeteve.
Synimi për të parkuar automjetet drejt qendrës së qytetit e rëndon edhe më shumë situatën, pasi vendparkimet janë të pakta referuar numrit të lartë të makinave.Trafiku i rënduar pritet ta shoqërojë Lezhën, deri në ditët e para të janarit, kur nis dhe largimi i emigrantëve.