Fuqizimi i komunitetit të grave përmes bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive për angazhim dhe sipërmarrje, sidomos për brezin e ri, ishte në qendër të një forumi të hapur të zhvilluar në qytetin e Shkodrës.
Nismëtarë të këtij aktiviteti ishin nxënëset e gjimnazit “28 Nëntori”, pjesë e klubit Girl Up 28, në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve.
Përmes diskutimeve të hapura, përfshirjes së modeleve frymëzuese dhe nismave konkrete, forumi synoi të krijojë një hapësirë të sigurt për në veçanti për vajzat – për të shprehur idetë dhe për të ndërmarrë hapa drejt zhvillimit personal dhe profesional.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe panairi I bizneseve të vogla, të iniciuara nga gra dhe vajza shkodrane.
Organizatorët shprehen se një forum të tillë synojnë ta kthejnë në një traditë të përvitshme, në shërbim të ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe më aktive për të gjithë.
E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…
Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…
Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…
Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…
This website uses cookies.