Categories: LajmePolitikë

Fuqizimi i të rinjve, Hasani në Këshillin e Sigurimit: Janë ndër më të prekurit nga krizat që sjellin konfliktet

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka kryesuar takimin e formulës Arrira të Këshillit të Sigurimit, mbi fuqizimin e të rinjve mbi trajtimin e paqes dhe stabilitetit.

Ministri Hasani u shpreh se të rinjtë janë ndër më të prekurit nga krizat që sjellin konflikte. Sipas Hasanit, ajo që nevojitet është fuqizimi i të rinjve për të promovuar zgjidhje jo të dhunshme.

Ministri i Jashtëm theksoi se e vetmja mënyrë për të bërë përpara, sipas tij, është që të rinjve t’i sigurohet hapësira për veprim.

Të rinjtë janë ndër më të prekurit nga krizat që sjellin konfliktet. Kur shpërthejnë konfliktet, rinia humbet perspektivën dhe shpresat. Nevojitet fuqizimi i të rinjve për pajtim, t’u sigurohet mbështetja e nevojshme për të thyer barrierat. Fuqizimi i të rinjve për paqe, të kenë aftësinë për të promovuar zgjidhje jo të dhunshme. Të rinjtë janë aktorë të rëndësishëm për pajtimin dhe ndërtimin e paqes në rajon. E vetmja mënyrë për të bërë përpara, t’u sigurojmë të rinjve hapësirën për veprim të përbashkët”, u shpreh Ministri.

Sipas Hasanit, të rinjtë përfaqësojnë 100% të të ardhmes së shoqërisë dhe për këtë, shtoi ai domosdoshmëri është fuqizimi i tyre si “investimi më i mirë për një të nesërme më të ndritshme”.

Askush nuk është më i interesuar në projektimin e së ardhmes sesa rinia. Idetë e sotme janë planet e së nesërmes dhe rinia ka mundësinë për t’i bërë ato të suksesshme. Të rinjtë mund të kontribuojnë në promovimin e diversitetit dhe vlerave demokratike në rajon. Fuqizimi i rinisë, investimi më i mirë për një të nesërme më të ndritshme”, theksoi Hasani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

11 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

11 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

11 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

11 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

11 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

11 hours ago

This website uses cookies.