Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi
Një furgon i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë nga rruga në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se për pasojë ka humbur jetën shoferi i mjetit.Të gjithë ishin personel i Ministrisë së Shëndetësisë po shkonin në Shkodër.
Paraprakisht dyshohet se shoferi Ardian Stafa ka pësuar atak kardiak. Personat e tjerë që ndodheshin në furgon janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.