Furnizimi me energji elektrike , Bala: Po punojmë me qëllim përballimin e dimrit në Lëpushë- Vermosh
Lepushë- Vermosh ishin zonat në të cilat OSHEE, Rajoni Verior po vijon punën për riparimin e defekteve dhe marrjen e masave me qëllim përballimin e stinës së dimrit.
Kryeinxhinieri Gjon Bala tha se grupet do të jenë në këto zona përgjatë gjithë dimrit.
Gjatë mbrëmjes, grupet e terrenit u ndalën veçanërisht në biznese, aty ku edhe humbjet në rrjet janë më të mëdha.
Zonat malore të Lepushës dhe Vermoshit sa herë ka reshje dëbore, apo erë të fortë vijojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike, kjo për shkak edhe të rrjetit të amortizuar.
Me qëllim shmangien e këtyre problematikave OSHE ka stacionuar një grup pune në Vermosh.