Furnizoheshin me mjete grupet kriminale, shkatërrohet baza në Fushë-Kuqe, në pranga pronari i banesës
Policia e Lezhës ka zbuluar në Fushë Kuqe një bazë ku furnizoheshin me mjete grupe kriminale, me qëllim kryerjen e krimeve të rënda kundër personit. Si pasojë ka rënënë pranga shtetasit A. L, pronari i banesës së vjetër që shërbente si bazë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;
-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;
-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;
-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;
-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi A. L., 40 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Strukturat hetimore vijojnë intensivisht punën me qëllim arrestimin e shtetasve për llogari të të cilëve posedoheshin këto mjete/sende dhe që ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.