Fushata e gjelber e BE

Fushata e gjelber e BE

Bashkimi Evropian gjatë 10 viteve të fundit në kuadër të fushatës së gjelbër ka investuar në Shqipëri në mbrotje të mjedisit 210 milion euro dhe kjo mbështetje do të vijojë edhe me 70 milion euro me programe që do të lancohen gjatë janarit 2024. 

Shefi i seksionit ekonomik në zyrat e BE në Shqipëri Andrea Ferrero bëri me dije se këto fonde do të shkojnë në ruajtje të vlerave të biodiversitetit.
“Pikat kryesore janë ekonomia qarkulluese, çkarbonizimi dhe mbrojtja e biodiversitetit që janë vlerat baze të BE e që duhet ti përqafojë edhe Shqipëria në kuadër të rregullimit të legjislacionit për mbylljen e kapitullit 27” tha Ferrero. 

Ndërkohë zyrtari evropian theksoi se BE po ndjek nga afër edhe heqjes e statusit si  zonave të mbojtura me vendime qeveritare. “Heqja e disa zonave nga mbrotja po monitorohet nga BE me shqetësim ne jemi në komunikim e vazhdueshëm si me parlamentit dhe qeverinë në takime të veçanta dhe do të vijojmë më tej, por e rëndësishme është që Shqipëria të zbatojë protokollin e BE për mbrotjen e mjedisit” tha Ferrero.

Për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë për mënyrën se si veprimet e tyre të përdishme ndikojnë në brezat e ardhshëm BE do të organizojë edhe një konkurs kombëtar i cili do të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale e do të ketë target grup të rinj që përqafojnë e zbatojnë në mënyra krijuara zakone miqësore ndaj mjedisit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.