Fushata e gjelber e BE
Bashkimi Evropian gjatë 10 viteve të fundit në kuadër të fushatës së gjelbër ka investuar në Shqipëri në mbrotje të mjedisit 210 milion euro dhe kjo mbështetje do të vijojë edhe me 70 milion euro me programe që do të lancohen gjatë janarit 2024.
Shefi i seksionit ekonomik në zyrat e BE në Shqipëri Andrea Ferrero bëri me dije se këto fonde do të shkojnë në ruajtje të vlerave të biodiversitetit.
“Pikat kryesore janë ekonomia qarkulluese, çkarbonizimi dhe mbrojtja e biodiversitetit që janë vlerat baze të BE e që duhet ti përqafojë edhe Shqipëria në kuadër të rregullimit të legjislacionit për mbylljen e kapitullit 27” tha Ferrero.
Ndërkohë zyrtari evropian theksoi se BE po ndjek nga afër edhe heqjes e statusit si zonave të mbojtura me vendime qeveritare. “Heqja e disa zonave nga mbrotja po monitorohet nga BE me shqetësim ne jemi në komunikim e vazhdueshëm si me parlamentit dhe qeverinë në takime të veçanta dhe do të vijojmë më tej, por e rëndësishme është që Shqipëria të zbatojë protokollin e BE për mbrotjen e mjedisit” tha Ferrero.
Për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë për mënyrën se si veprimet e tyre të përdishme ndikojnë në brezat e ardhshëm BE do të organizojë edhe një konkurs kombëtar i cili do të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale e do të ketë target grup të rinj që përqafojnë e zbatojnë në mënyra krijuara zakone miqësore ndaj mjedisit.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.