Ambasadori italian Fabrizio Bucci në fjalën e tij në konferencën e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe vuri theksin te arritjet e Policisë shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Ambasadori u shpreh se mbështetja e Italisë shkon në sektorin e drejtësisë shqiptare, magjistratëve dhe SPAK. “Fushata e mbikëqyrjes nga ajri ka hyrë në edicionin e 13-të me përsosmëri jo vetëm për Ballkanin. Policia shqiptare ka arritur rezultate cilësore në luftën kundër krimit të organizuar.
Bashkëpunimi policor në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike ka interes të veçantë. Falë këtij bashkëpunimi, në 204 kemi zhvilluar shumë operacione të përbashkëta në luftën ndaj lëndëve narkotike dhe jo vetëm. Mbështetja jonë e plotë dhe e bindur shkon për gjithë sektorin e drejtësisë shqiptare, magjistratëve dhe SPAK”, u shpreh ambasadori.
Më tej, Bucci shtoi se rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit janë të prekshme.
“Gjatë viteve, roli i Italisë në Shqipëri është rritur dhe është pajisur me mjete të rëndësishme dhe kemi arritur rezultate. Ndër mjetet e arritura, zyra e ndërlidhjes e interforcë e pranishme në ambasadë, luan rol të pazëvendësueshëm për policinë gjyqësore, Guardia di Finanza 27 vite pranie të pandërprerë në Shqipëri.
Tryeza e punës mes drejtuesve të policisë shqiptare dhe italiane e inauguruar 3 vite më parë dhe fillimet e vitit të ardhshëm do rinisë në Romë”, përfundoi ai.
Lufta ndaj kanabisit, Hoxha: Sfidat janë reale, rezultatet tregojnë përkushtimin tonë
Edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka theksuar angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe parandalimin e kultivimit të kanabisit. Duke komentuar arritjet përgjatë 2024, ministri tha se këto rezultate pasqyrojnë përkushtimin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.
Hoxha theksoi se ky angazhim është një çështje prioritet kombëtar dhe se bashkëpunimi me partnerët italianë është i rëndësishëm jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në sektorë të tjerë.
“Kemi një bilanc prej 185 orë fluturimi, 62 operacione, 216 mijë kontrolle dhe kjo është një çështje prioritet kombëtar. Rezultate tregojnë përkushtimin dhe bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë dhe po ashtu me komunitetin dhe me partnerët tanë italianë, ku gjej rastin t’i falënderoj për punë dhe përkushtimin e tyre. Ashtu siç tha ambasadori, Italia është prezentë në Shqipëri jo vetëm në bashkëpunimin mes dy policeve por edhe në fusha të tjera. Sfidat mbeten reale por përkushtimi ynë është i palëkundur. Do performojmë sa më mirë për të arritur sukses në luftën kundër parandalimit të krimit dhe kanabisit. Le të vazhdojmë kështu së bashku për një Shqipëri të pastër nga kanabisi, ku siguria dhe rendi të jenë standardet tona të përbashkëta”, u shpreh Hoxha.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.