Fushata në mbrojtje të viktimave të krimit / Ministri Ulsi Manja: Strategjia e miratuar do të përkthehet në plan veprimi
Qeveria Shqiptare ka një strategji të miratuar për mbrojtjen e viktimave të krimit, e cila do të përkthehet në një plan veprimi të qartë.Kështu u shpreh nga Lezha, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili mori pjesë në një aktivitet të organizuar, në kuadër të javës për mbrojtjen e viktimave të krimit, ku u inagurua dhe një pikturë murale të realizuar me përfshirjen e të rinjve lezhjanë.
Nën kryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Murat Sahin përcollën mesazhin për të qenë bashkë në krah të këtyre kauzave.
“Dy janë shtyllat kryesore se si mund t’i përgjigjemi problemeve që hasin viktimat e krimit.Në radhë të parë është që të gjitha institucionet të punojmë bashkarisht në mënyre institucionale për të trajtuar rastet dhe e dyta është që po bashkarisht i gjithë komuniteti, shoqëri civile etj të bëhen bashkë për t’i mbrojtur viktimat e krimit”
Fushata Sensibilizuese në mbrojtje të viktimave të krimit nisi nga Lezha dhe do të vijojë me një sërë aktivitetesh edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa kjo iniciative po mbështetet nga UNICEF dhe qendra komunitare “Sot për të Ardhmen”