Categories: LajmeSociale

Fushata në mbrojtje të viktimave të krimit / Ministri Ulsi Manja: Strategjia e miratuar do të përkthehet në plan veprimi

Qeveria Shqiptare ka një strategji të miratuar për mbrojtjen e viktimave të krimit, e cila do të përkthehet në një plan veprimi të qartë.Kështu u shpreh nga Lezha, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili mori pjesë në një aktivitet të organizuar, në kuadër të javës për mbrojtjen e viktimave të krimit, ku u inagurua dhe një pikturë  murale të realizuar me përfshirjen e të rinjve lezhjanë.

Nën kryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Murat Sahin përcollën mesazhin për të qenë bashkë në krah të këtyre kauzave.

“Dy janë shtyllat kryesore se si mund t’i përgjigjemi problemeve që hasin viktimat e krimit.Në radhë të parë është që të gjitha institucionet të punojmë bashkarisht në mënyre institucionale për të trajtuar rastet dhe e dyta është që po bashkarisht i gjithë komuniteti, shoqëri civile etj të bëhen bashkë për t’i mbrojtur viktimat e krimit”

Fushata Sensibilizuese në mbrojtje të viktimave të krimit nisi nga Lezha dhe do të vijojë me një sërë aktivitetesh edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa kjo iniciative po mbështetet nga UNICEF dhe qendra komunitare “Sot për të Ardhmen”

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.