Categories: BotaLajme

Fushata në SHBA bashkon tre president – Disa protestues ndërprenë aktivitetin për mbledhjen e fondeve në Nju Jork

Barak Obama, Bill Klinton dhe disa emra të njohur nga bota e spektaklit u bashkuan mbrëmjen e së enjtes në Nju Jork për të mbështetur fushatën e  Presidentit Xho Bajden. Aktiviteti mblodhi mbi 25 milionë dollarë fonde, duke arritur kështu një rekord të ri në historikun e aktiviteteve politike, njoftoi ekipi i fushatës së Bajden.

Fondet janë një tregues i mbështetjes së demokratëve për presidentin në një periudhë kur sondazhet tregojnë nivele të ulëta mbështetjeje nga opinioni publik. Fondet për Presidentin do të vërë në provë efektivitetin e tyre ndërsa përballet me kandidatin e pritshëm të Partisë Republikane Donald Trump. Ish-presidenti Barak Obama vlerësoi punën e Xho Bajdenit, ndërsa mesazhi i ish-presidentit Bill Klinton ishte për votuesit, ku iu kërkoi të mbështesin Bajdenin.

Vetë Presidenti iu drejtua direkt Donald Trumpit, duke thënë se idetë e rivalit të tij republikan  ishin “pak të vjetra”.  Ndërkohë moderatori Stephen Colbert, gjatë bisedës me tre presidentët i quajti ata ” kampionë” dhe duke thumbuar zotin Trump ai u shpreh se asnjëri prej tyre nuk ndodhej në Nju Jork për t’u paraqitur në gjykatë. Një grup protestuesish të zemëruar nga mënyra se si Bajden po e trajton luftën në Gaza ndërprenë aktivitetin.

Por ata morën një premtim nga presidenti se do të vazhdonte përpjekjet për të parandaluar vdekjet e civilëve, veçanërisht të fëmijëve. Qindra të tjerë protestuan jashtë sallës ku u zhvillua aktiviteti. Shfaqja e mbështetjes nga paraardhësit e Bajdenit kishte qëllim të tregonte unitetin e Partisë Demokrate, por edhe rëndësinë e projektit për mbledhjen e fondeve. Biletat për aktivitetin e së enjtes kushtonin nga 250 deri në 500 mijë dollarë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

14 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

14 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

14 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

14 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago

This website uses cookies.