Fushatë sensibilizuese për dhurimin e gjakut në Lezhë
“Dhuro gjak, shpëto jetë dhe mbro shëndetin”.Me këtë moto, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut zhvilloi një fushatë sensibilizuese në Lezhë për dhurimin vullnetar të gjakut.Thirrjes së bluzave të bardha iu përgjigjen dhjetëra qytetarë dhe punonjës të administratës së Bashkisë Lezhë, të cilët dhuruan gjak për përsonat në nevojë.
Numri i personave që dhurojnë gjak po vjen gjithnjë në rritje, thotë mjeku i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Endrit Susaj.
Gjaku i dhuruar këtë të enjte në Lezhë do të shkojë për fëmijet talasemik, ku janë rreth 500 pacientë, të cilët trajtohen çdo dy javë me gjak.